Përmes një publikimi në rrjete sociale, Znj. Evis Kushi nënvizon se deri në vitin 2025 do të ketë zero shkolla me dy turne.
Sipas saj, rikonstruksioni dhe ndërtimi i shkollave përgjatë viteve të fundit, rindërtimi i shkollave si pjesë e programit të Rindërtimit, si dhe projektet për ndërhyrje në pjesën e mbetur, do të kontribuojnë që brenda vitit 2025 me mandatin e Partisë Socialiste të kemi zero shkolla me dy turne në të gjithë vendin.
Postimi i plotë i Znj. Kushi:
Rikonstruksioni dhe ndërtimi i 263 shkollave gjatë këtyre viteve, rindërtimi i 160 të tjerave si pjesë e programit të Rindërtimit nga tërmeti, si dhe projekti për ndërtimin e shkollave të reja dhe ndërhyrjen në pjesën e mbetur, do të bëjë që brenda vitit 2025 historia e shkollave me dy turne, për shkak të mbingarkesës apo mungesës së kapaciteteve, të jetë një histori që do t’i përkasë të shkuarës.
