Trekëndëshi Tea-Beart-Andi vazhdon të ndezë shumë diskutime sërish.
Debatin e ndezi rrëfimi i Teas në aplikacionin e “Përputhen”. Pas Beartit, edhe Andi ka reaguar për fjalët e Teas. Ish-konkurrentja tha se me Andin e gjitha ishte lojë e madje ky i fundit kishte lidhje me një vajzë tjetër.
Tea u shpreh e zhgënjyer për mënyrën sesi Andi reagoi pas skandalit, duke ja lënë asaj peshën e fajit.
Ndërkohë Andi ka publikuar sot një status në Instastory ku shkruan se shumë shpejt do japë edhe ai variantin e tij.
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkruan Andi.