Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ushqimet dhe kujdesi për shtëpinë mbajnë inflacionin në territor pozitiv

13:56 / April 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqime frigorifer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia e ka përqendruar konsumin tek ushqimet dhe kujdesi për shtëpinë, në kushtet e mungesës së lëvizjes së lirë.

Kjo sjellje është reflektuar tek inflacioni i cili në muajin mars shënoi rritje me 1,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin sars 2021, krahasuar me shkurt 2021 është 0,7 %.

Sipas të dhënave të INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,15 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,01 pikë secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Mars 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Komunikimi” me 2,2 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Shëndeti” me 0,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 7,0 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 5,3 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “peshk” me 3,2 %, “bukë dhe drithëra” me 2,5 %, “mish” me 1,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,1 %, etj.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,6 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 1,4 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” me 0,2 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % dhe “Shëndeti” me 0,1 %./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.