Një konflikt mes të rinjsh në Yzberish të Tiranës ka degjeneruar në përdorimin e thikave ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Bruno Basha, 28 vjeç dhe Mario Basha, 26 vjeç pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me thikë Valter Çela, 34 vjeç. Në konflikt është përfshirë dhe shoku i 34-vjeçarit i cili ka mbetur i lënduar me sende të forta. Çela u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.
“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”, thotë policia.
