Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kurbin/ Magazina e kthyer në laborator, ja çfarë gjeti policia

08:57 / April 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
laborator droge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kurbinit ka zbuluar një magazinë të përshtatur si laborator për prodhimin e kanabisit, duke vënë në pranga një person dhe shpallur një tjetër në kërkim.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike”, thotë policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Kurbin

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor antikanabis i koduar “Gjormë 2021”.

Policia zbulon brenda një magazine, një ambient të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Gjormë 2021”.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 24 vjeç, banues në Katund i Ri, Kurbin, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit V. H. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.