Ish drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj është liruar nga ambientet e policisë gjashtë orë pasi ishte marrë në pyetje.
Mësohet se ai ka thënë në polici se nuk është për ndërprerje të punës por për dialog.
Kontrollorët ajror të AlbControl ndërprenë punën dy ditë më parë ku kërkonin plotësim të kërkesave të tyre, rikthim të pagave të plota dhe kthim në punë të kolegëve të tyre që ishin shkarkuar.
Sot situata është kthyer në normalitet në Rinas, teksa një ditë më parë u bë e ditur se kanë ardhur kontrollorë “hua” nga Turqia.
