Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Topalli u hoqi rrogat pasi bojkotuan Kuvendin, kush janë 5 socialistet emra të njohura të politikës që fitojnë gjyqin pas 11 vitesh

12:42 / April 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative e Apelit edhe pse kanë kaluar 11 vite, ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për kompensimin e pagave të deputeteve për 5 gra socialiste.

Bëhet fjalë konkrektisht për Vasilika Hysin, Mimi Kodhelin, Eglantina Gjermenin, Enkeljeda Shkrelin si dhe Ermonela Felajn. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më datë 7 prill, vendimin e datës 28 dhjetor 2018 të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në favor të socialisteve. Në këtë vendim përcaktohet paga për periudhën 7 shtator 2009 deri në 31 maj të 2010-ës.

Ndërkohë që kundër këtij vendimi lejohet të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 30 ditëve.

BOJKOTI I PS NË VJESHTË TË 2009-ËS
Pas zgjedhjeve të 2009-ës, PS bojkotoi parlamentin duke akuzuar demokratët për vjedhje të votave. Aso kohe PS, iu rikthye jetës parlamentare duke mos djegur mandatet. Kujtojmë se deputetët hynë në Kuvend pak ditë para se të përfundonte afati 6 mujor i përcaktuar në rregulloren e Kuvendit, sipas të cilit nëse mungon pa arsye në Kuvend të digjen mandatet.

Në atë kohë kryeparlamentarja demokrate Jozefina Topalli iu preu rrogat deputetëve socialistë, që kishin dalë në rrugë me thirrjen “hap kutitë ose largohu”.
Socialistët iu drejtuan gjykatës duke pretenduar rrogën e plotë edhe gjatë muajve të bojkotit, ndërsa togat e zeza iu dhanë të drejtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.