Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shorti i Kupës Libertadores plotëson dëshirën e Sadikut, mund të luajë ndaj gjigandëve të futbollit botëror

08:42 / April 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sadiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhja e Armando Sadikut për të shkuar në Bolivi, kishte një arsye të qartë sportive përtej asaj ekonomike. Sulmuesi dëshironte të provonte një turne të rrallë për europianët, Kupën Libertadores, ku ndeshen disa nga skuadrat më në emër të historisë së futbollit në Amerikën e Jugut.

Edhe pse nuk ka luajtur ende ashtu sa dëshironte e nuk ka gjetur golin në ndeshjet zyrtare, Sadiku është shumë pranë realizimit të ëndrrës për të luajtur ndaj ekipeve të tilla. Bolivar fitoi dje ndeshjen e parë play-off ndaj kolumbianëve të Zhunior me shifrat 2-1 dhe do të përpiqet të ruajë këtë rezultat në duelin e kthimit. “Shpërblimi” është kalimi në grupet e Kupës Libertadores, ku shorti e ka vënë përballë skuadrave më të njihu në panoramën e futbollit botëror.

Në shortin e hedhur sot nga CONMEBOL, fituesja e çiftit Bolivar-Zhunior, është caktuar në grupin D të turneut, ku bën pjesë edhe ekipi i njohur argjentinas, River Plejt. Një mundësi e shkëlqyer për Sadikun që të përballet me disa nga emrat më të ndihur të futbollit botëror, e për të luajtur në stadiumin legjendar “Monumental”.

Por udhëtimi drejt Argjentinës nuk është i vetmi për të cilin Sadiku dhe shokët e tij do të luajnë, pasi një tjetër skuadër me emër në grup është edhe Fluminense e Brazilit, një ekip që ka prodhuar ndër vite disa emra të njohur dhe tashmë për shembull ka në radhët e tij si kapiten sulmuesin Fred, i cili ka bërë emër edhe me “seleçaon”. Kurse skuadra tjetër që plotëson grupin është Indipendente Santa Fe nga Kolumbia, me më pak histori se të mëparshmet, por gjithsesi një emër i njohur në kontinent.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.