Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se ka nisur puna për portin e ri turistik të Sarandë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se puna e nisur do të transformojë portin dhe do të sjellë rritjen e turizmit në këtë zonë.
Gjithashtu kryeministri shprehet se deri në fund të mandatit të tretë, porti i ri turistik do të ketë një tjetër nivel.
“MIRËMËNGJES
me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.
