SPAK me anë të një njoftimi zyrtar bëri me dije operacionin e finalizuar, ku janë gjetur depo armatimesh. Të tjera detaje janë zbardhur nga ky aksion, i kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz.
Siç shihet nga video, e publikuar nga BW depoja është rrethuar nga forcat policore, si nga qen të trajnuar, ndërsa vijon ende aksioni. Në depo janë zbuluar një arsenal i madh armësh të sofistikuara, të cilat po numërohen nga policia.
Depoja është në pronësi të shtetasit Sokol Xhura, i cili i kishte murosur armët dhe ishte larguar për në SHBA.
