Sot Policia portuale e Durrësit në bashkëpunim me SPAK kanë bërë të mundur sekuestrimin e 143 kg kokainë, ngarkesë e cila ishte fshehur në një hapësirë të sajuar në një konteiner me banane.
Ngarkesa me fruta ishte porositur nga kompania “Masabi fruits” me pronarë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, kushërinj me njeri-tjetrin, të dy të arrestuar.
Ndërkohë gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar duke thënë se kjo sai kokaine nëse do të nxirrej në treg do të kapte vlerën e 19 milionë eurove, e siç thotë Hoxha, “të mjaftueshme për të garantuar zgjedhjet e 25 prillit”.
Madje ai thotë jo 74, por 84 mandate. Me nënkuptim, Hoxha parashikon edhe një atentat të mundshëm që mund të ndodhë për shkak të ksaj sasie të humbur kokain
