Banorët e një pallati në Tiranë janë evakuuar si pasojë e një zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas policisë, zjarri në fillim përfshiu garazhin e pallatit në rrugën “Fadil Deliu.
Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutrlizimin e zjarrit.
“Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.
Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
