Kryeministri Rama u shfaq në Laprakë me dy atlete, një të bardhë e një të zezë. I ka dhuruar dy palë një sipërmarrës në Berat, dhe janë prodhim për markën super-luksoze Philipp Plein. Rama tha se në planin e tij të veprimit 2021-2025 ecet përpara për të prodhuar atlete të tilla jo më nën emër markash të tjera me këtë cilësi përveçse Made in Albania! Rama i cili me siguri do i veshë, për shkak të preferencave që ka për atletet, tregoi se pse kishte vendosur të marrë me vete të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë.
Rama:
Sot paradite më erdhi një dhuratë nga një grup punonjësish dhe një sipërmarrës në Berat, kjo atlete, më erdhën dy palë në fakt, një palë të bardha dhe të zeza. Këtu kam marë të majtën dhe të djathtën. Kjo atlete është Phlipp Plein, një nga emrat më të njohur në botën e modës dhe ajo që është prodhuar në Berat, shitet sa frëngu pulën nëpër Europë.
Rama shfaqet me dy atlete të prodhuara në Berat: Janë për
Ajo që kërkojmë ne në këtë dekadë ku kemi hyrë dhe planin tonë të veprimit për 2021-2025 të nxsim që të arrijmë që gjithë sturktura jonë, rrjeti ynë i fabrikave që prodhojnë me material porositësi të kalojnë në nivel tjetër. Dhe ato gra duararta dhe ata sipërmarrës kurajozë që kanë çarë në tregjet e huaja të hyjnë me Made in Albania. Jo më me markat e stërnjohura por me markat shqiptare, që me këto dijeni të fituar, këtë eksperiencë të fituar, me këtë këmbëngulje përpara për të shkuar para padiskutim që shqiptarët ia arrijnë.
Mora të djathën e bardhë dhe të majtën e zezë, për të thënë se pë të vrapuar dyhen dy këmbë, për të shkuar më lart duhen dy këmbët, për në sfida të mëdha duhet të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm sfida jonë e madhe është jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet por vetëm kundër atyre që janë bashkë pë të na mbajtur të përçarë.
