Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Me dhoma sekrete e labirinte, në bibliotekën më të vjetër në botë ku gjendet edhe Kurani i shkruar në lëkurën e devesë

21:56 / April 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
39198
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biblioteka Al-Qarawiyyin ka qenë prej kohësh një vend i panjohur për banorët në Fez, Marok, pasi pak prej tyre kanë hyrë ndonjëherë në të. Hapur në vitin 859, mendohet të jetë biblioteka më e vjetër në botë dhe labirinti i dhomave të saj për shumë kohë u mbyll për të gjithë, përveçse për disa studiues dhe studentë.

Në vitin 2012, Ministria e Kulturës e Marokut vlerësoi se Biblioteka ishte në rrezik nga përmbytjet dhe një sasi e madhe uji që rridhte poshtë dyshemeve, që kishte dëmtuar edhe shumë libra të rrallë. Për të shpëtuar strukturën nga dëmtimet e mëtejshme, u ndërtua një sistem kanali nëntokësor për të çuar ujin në kanalizim.

U punua shumë që ambientet e Bibliotekës të hapeshin për publikun, sikurse u investua që një sasi e konsiderueshme e botimeve të vjetra të ruheshin, rregulloheshin dhe digjitalizoheshin. Këto libra të rrallë përfshijnë ndër të tjera një Kuran të shekullit të nëntë, të shkruar në Kufic (forma më e vjetër e kaligrafisë arabe) në lëkurën e devesë, që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve.

Ekspertët që u morën me restaurimin e kësaj biblioteke u shprehën në Cnn Travel se gjithmonë zbulonin hyrje të fshehta, dyer që të nxirrnin në oborre, dhoma sekrete etj. Një zbulim i spikatur për ta ishte një dhomë e fshehtë me një kupolë të shekullit të 12-të.

Biblioteka mendohet se u themelua nga Fatima al-Fihri, vajza e një tregtari të pasur tunizian (ajo gjithashtu themeloi Xhaminë Qarawiyyin dhe Universitetin Qarawiyyin). Si për të vazhduar këtë traditë edhe shumica e ekspertëve që u morën me projektin e restaurimit të al-Qarawiyyin, ishin femra.

2022 trtworld gallery 142811 174744
2022 trtworld gallery 142811 174743
2022 trtworld 142811 174741
000 II639
000 II637 1024x640 1 1
170324163252 al qarawiyyin 1931 librarian large 169 1
Vasily vasilevich vereshchagin triumph

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.