Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merz 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka shprehur shqetësim të fortë për rezultatin e AfD në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke paralajmëruar mundësinë e krijimit të një “qeverie ekstremiste të djathtë” në këtë land.

Sipas gazetës gjermane Bild, gjatë mbledhjes së kryesisë federale të CDU, Merz mësohet të ketë thënë se Gjermania po përballet me një ndryshim të thellë në sistemin politik.

“Kemi një Kushtetutë të fortë dhe të gjitha instrumentet për ta mbrojtur atë kundër një qeverie rajonale ekstremiste të djathtë, por po përjetojmë një tërmet tektonik të sistemit tonë partiak”, tha Merz.

Kancelari gjerman pranoi gjithashtu se rezultati përbën një goditje të fortë për partinë e tij.

“Kjo e trondit partinë tonë nga themelet. Nuk mund t’i rikthehemi axhendës së zakonshme, as unë dhe as qeveria federale”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Merz pranoi edhe përgjegjësinë e CDU për rezultatin elektoral. “Nuk kemi arritur të gjejmë një lidhje emocionale me njerëzit dhe nuk mund ta injorojmë këtë”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që tronditja politike të prekë edhe Berlinin dhe të çojë në dorëheqjen e tij, Merz u shfaq i vendosur të vazhdojë detyrën.

“Kam shumë mendime, por jo për zgjedhjet e vitit 2029. Dorëheqja nuk është një opsion për mua. Duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku”, deklaroi kancelari gjerman.

AfD cdu merz themelet tronditur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.