Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga sot regjim i ri lëvizjeje, orari i kufizimit shtyhet në 22.00

08:46 / April 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ora policore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur prej kësaj të henë shqiptarët do të mund të lëvizin dhe dy orë më shumë pas lirimit të masave të dielën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Nga mbrëmja e sotme dhe në dy javë në vazhdim, do të keni mundësi të qarkulloni lirshëm deri në orën 22:00, ndryshe nga gjashtë javët e mëparshme që ora 20:00 duhet të na gjente të futur në shtëpi.

Edhe bizneset, baret, restorantet dhe jo vetëm, tashmë marrin frymë edhe dy orë më shumë, duke lehtësuar sado pak dëmet apo ngërçin që mund të ketë sjellë kufizimi i orareve për shkak të koronavirusit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Vetë Ministrja Ogerta Manastirliu argumentoi se fillimi i muajit të Ramazanit ishte një tjetër arsye që çoi në lehtësimin e masave anti-Covid por këshilloi qytetarët që të vijonin të zbatonin masat e tjera si distancimi social dhe mbajtja e maskave.

Shqipëria është në një fazë më të lehtë të situatës me COVID19. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë dhe po ashtu numri i të infektuarve. Dje u shënuan 360 raste të reja dhe 6 viktima, ndërsa edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët dhe mësuesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.