Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Imunologu Genci Sulçebe: Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit

10:29 / April 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Genc Sulcebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Imunologu Genc Sulçebe rekomandoi përdorimin e vaksinës kineze pasi, siç theksoi ai,  ndonëse ka një përqindje më të ulët efektiviteti në krahasim me vaksinat e tjera, mund të na mbrojë nga format e rënda të virusit. I ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit”, imunologu tha se nuk mund të presim për vaksinën më të mirë por të marrin atë që ka një efektivitet të pranueshëm për ta aplikuar sa më shpejt dhe më gjerë.

“I shpëtojmë formave të rënda, mund të kalojmë një covid të lehtë, por i shpëtojmë rastit për të shkuar në spital. Sigurisht që funksionon sepse jep imunizim por efektin e saj e shohim pas dy muajsh. Këtu ka një problem sepse kanë aplikuar dy doza të ndara në 15 ditë dhe do të shihet pas dy muajsh kur personi i vaksinuar do të ketë një përgjigje imunitare të matshme dhe të sigurt. Do shihet me numrin e rasteve dhe antikorpet.“, u shpreh imunologu.

Më tej, Sulçebe tha se ekspertët kanë rekomanduar gjithashtu kombinimin e vaksinave por shtoi se nuk janë kryer studime. “Nëse bën tre doza nuk të gjen gjë, mund të bësh dhe një lloj vaksine tjetër. Janë rekomandime të studiuesve që nuk i kundërshtojnë por nuk janë studiuar pasi nuk ka kohë të bësh studime.

Aq më tepër që numri i rasteve po bie kudo dhe për të bërë studime të tilla duhen shumë muaj dhe nuk pret koha. Nuk ka asnjë arsye pse mos të bëhen. Vaksinat me adenovirus si Johnson & Johnson, Sputnik etj mund të kombinohen me ato me ARN.”, shtoi më tej Sulçebe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.