Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutoi shokun për pazaret e drogës, punonjësi i Bashkisë pjesë e një prej tre grupeve kriminale në Tepelenë

09:33 / February 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyshohet se vrau shokun pas prishjes së pazareve të drogës, arrestohet 40- vjeçari. Policia e Tepelenës ka arrestuar gjatë një operacioni blic Roland Milon.

lg.php?bannerid=698&campaignid=545&zoneid=557&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fekzekutoi shokun per pazaret e droges punonjesi i bashkise fshihej tek%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Prangosja e tij ka ardhur një ditë pas gjetjes së trupit të Sokol Ramës. Policia ka dyshime të forta se është pikërisht Milo që ka ekzekutuar shokun e tij, pas konflikteve që mund të kenë ardhur për prishjen e pazareve të drogës, raporton Panorama.

I arrestuari, ashtu si dhe viktima, njiheshin nga Policia si persona që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Mësohet se ka qenë 40-vjeçari Milo, ai që e ka përfshirë Ramën në pazarin e jashtëligjshëm dhe që në fund i mori dhe jetën.

ARRESTIMI

Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, shok dhe bashkëpunëtor i Sokol Ramës, u kap në Tepelenë gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Tepelenës në bashkëpunim me Drejtorinë e Gjirokastrës. Ende nuk ka detaje pse Milo u gjend në Tepelenë, por pista e vrasjes mendohet të jetë e pandryshuar, prishja e pazareve të drogës.

Të dy personat ishin të njohur për Policinë. Rama ka qenë më herët i dënuar për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa Milo, edhe pse figuronte i paskeduar, ishte nën vëzhgimin e bluve që dyshonin për veprimtaritë e tij kriminale. Rama dhe Milo u shpallën të zhdukur nga familjarët e tyre me një diferencë prej 2 ditësh nga njëri– tjetri.

Që në krye të herës, Policia dyshoi se pas kësaj ngjarjeje fshihej prishja e pazareve për trafikimin e lëndëve narkotike. Pa kaluar 24 orë nga gjetja e trupit të 32-vjeçarit Rama, Policia arriti të lokalizonte vendin ku fshihej Milo. 40-vjeçari, i cili punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Administrative Frashër, u arrestua në periferi të Tiranës. Në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit të Policisë, ai ishte fshehur në shtëpinë e motrës në Vaqarr. Nga Policia mësohet se prangosja e tij është bërë mbrëmjen e së martës.

ZHDUKJA

Sokol Rama, nga fshati Mamaj i Tepelenës, u gjet dy javë pas zhdukjes i ekzekutuar me armë zjarri. Nga kontrollet e Policisë, trupi u gjet brenda makinës së tij më 19 shkurt, në afërsi të fsahtit Mbrezhdan në Këlcyrë. Trupi ndodhej brenda makinës së tij tip fuoristradë, në një humnerë.

I riu humbi kontaktet me familjen që prej datës 4 shkurt. Në momentin e largimit nga shtëpia në orët e mëngjesit, Rama u kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Përmet për të takuar një shok. Ndërkohë, vetëm dy ditë pas denoncimit të prindërve të Ramës në Polici, të njëjtën gjë bënë dhe prindërit e Roland Milos. Nga gjurmimi i telefonave të Sokol Ramës, Policia arriti të bënte pesë ditë pas zhdukjes së tij, identifikimin e sinjalit telefonik, duke e lokalizuar në Frashër të Përmetit.

Ndërkohë, pas më shumë se dy javë, trupi i Ramës u gjet në një humnerë në makinën e vet fuoristradë, në zonën e quajtur “Përroi i Thellë”, një vend mes fshatrave malorë Mbrezhdan dhe Malëshovë. Sipas burimeve, Rama ka qenë pjesë e një prej tri grupeve kriminale që operojnë në Tepelenë dhe që prej kohësh janë nën vëzhgimin dhe survejimin e Policisë.

Sokol Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin

11:04 / July 2, 2026

Aksident në rrugën Kukës–Bicaj, tre të plagosur pasi makina doli nga rruga dhe u përplas me murin e një banese

09:54 / July 2, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026

Dhunohet Ilir Demalia, analisti: Sulmi nuk lidhet me motive politike

13:22 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.