Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka përndjekur dhe ka futur me forcë në mjetin e tij ish të dashurën.
Sipas burimeve zyrtare mbi të rëndon akuza e përndjekjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
