Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Xhamia e Et’hem Beut hapet për besimtarët pas 5 vitesh

09:09 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë vite zgjati restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet. Xhamia ka çelur dyert për besimtarët e saj pikërisht në nisje të muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami historike dhe monument kulture në mes të Tiranës, e cila nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës rreth 1793 dhe e përfundoi i biri, Haxhi Et’hem Beu më 1238 H (1822/1823).

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut është monument kulture i kategorisë së I-rë, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24.05.1948. Në kohën që është ndërtuar xhamia bënte pjesë në kompleksin e ndërtimeve që përbënin qendrën e Tiranës. Përballë saj ndodhej Pazari, pranë saj kulla e sahatit që është pjesë e pandarë, në lindje xhamia e Sulejman Pashës 1614, në veri perëndim xhamia e Karapicëve. Xhamia e Et’hem Beut përbëhet nga salla e lutjeve, portiku që e rrethon atë nga lindja dhe veriu, si dhe minarja. Salla e lutjeve ka planimetri katrore dhe është ndërtuar me vellim unik mbuluar me kupolë.

Hyrja për në sallën e lutjeve është në anën veriore. Kupola është gjysëm sferike dhe pa dritare. Portiku i xhamisë së Et’hem Beut në aspektin funksional ka shërbyer në krijimin e një ambienti me një mihrab të dytë në të cilin mund të faleshin ata që vinin më vonë apo nuk gjenin vend në sallën e lutjeve. Portiku ka në planimetri formën e shkronjës “L”, ndërsa nga jugu mbyllet me mur. Nga anët e tjera është i hapur me tri arkada mbi kolona, të cilat, në kontakt me muret janë gjysëm kolona. Portiku mbulohet nga një çati me konstruksion druri dhe tavan të rrafshët dërrasash. Minarja ndodhet në të djathtë të sallës së lutjeve dhe lidhet me të në dy nivele, në dyshemenë e sallës dhe atë të mafilit.

Pjesa e poshtme e minares është me seksion drejtëkëndësh. Mbi të vjen nj pjesë e ulët trung piramide shumë faqëshe. Mbi këtë, me një kornizë që ndjek ritmin e pjesës së sipërme fillon trupi i minares, i cili shkon deri tek kazani, duke u ngushtuar lehtazi. Mbi trupin e minares vjen kazani. Për daljen në kazan ka një portë të ngushte e të ulët. Shkallët brenda minares janë helikoidale prej gurësh dhe ndriçohen nga dritare të vogla si frengji.

xhamia 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.