Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmëron kreu i OBSH: Fundi i pandemisë është ende larg! Po vdesin shumë njerëz

10:24 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit.

Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer. “Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros.

“Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai. “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale

Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së. “Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000. /DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.