Arrest me burg ka vendosur gjykata për dy administratorët e kompanisë që i përkiste kontenieri ku u gjet 143 kg kokainë.
Klajdi XIbraku dhe Erjon Peti ishin të pranishëm në dhënien e vendimit. Ata janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin dhe kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.
Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.
