Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si vepronte grupi i grabitësve në Tiranë, piketonin banesat dhe…

11:45 / April 13, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bizhuteri vjedhur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me gurpin kriminal që vepronte në Tiranë, ku rasti i fundit ishte vjedhja e një vile në Sauk ku u morr një sasi e konsiderueshme parash.

Sipas burimeve zyrtare pesë të arrestuarit pasi siguronin informacione dhe piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri, organizonin dhe kryenin vjedhjen e tyre.

“Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë të përfshirë këta shtetas. Nëpërmjet Interpol Tiranës po bashkëpunohet edhe me disa vende të BE-së, për të dokumentuar aktivitetin kriminal të këtyre personave në Greqi dhe vende të tjera të BE-së”, thotë policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet me sukses operacioni policor “START & STOP”.

Goditet një grup i strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vihen në pranga 5 pjesëtarë të grupit kriminal, persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së.

Sekuestrohen armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, telefona celular dhe prova të tjera materiale.

Pas një pune policore dhe procedurale të pandërprerë prej disa muajsh, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “START & STOP”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;

Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”;

Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12.04.2021, janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së shtetases B. S., të kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarjeje janë sekuestruar prova materiale si armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe telefona celular, konkretisht:

1 armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë;
17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit,
Bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë etj,
3 palë çelësa automjetesh, njëri prej të cilit dyshohet të jetë vjedhur në banesën e shtetasit A. N., ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020,
1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, janë autor të dyshuar dhe të vjedhjes së banesës së shtetasit A. N., në rrugën ‘Xhanfize Keko”, ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020, ku janë vjedhur 40.000 lekë dhe automjeti i tij.

Gjithashtu nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, pasi siguronin informacione dhe piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri, organizonin dhe kryenin vjedhjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë të përfshirë këta shtetas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.