Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave kanë rekomanduar që Shtetet e Bashkuara të pezullojnë përdorimin e vaksinës “Johnson & Johnson” pas raportimit të 6 rasteve të mpiksjes së gjakut.
Autoritetet shëndetësore eiropiane kanë raportuar 4 raste serioze të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me “Johnson & Johnson”. Ashtu si homologët e tyre amerikanë, autoritetet europiane po hetojnë këto raste dhe ende nuk është e qartë nëse ka një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
Shqetësimi në Shtetet e Bashkuara nuk ka të bëjë vetëm me vaksinën “Johnson & Johnson”, por me faktin që shumica e amerikanëve mund të hezitojnë të vaksinohen kundër Covid-19.
