Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U sakrifikua mes flakëve për të shpëtuar kolegët, Meta vlerëson heroin Arjan Sala me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

16:50 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroin Arjan Sala (pas vdekjes), i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar jetët e punonjësve dhe kolegëve nga zjarri në “Casa Italia”.

Kreu i Shtetit i akordoi Arjan Salës dekoratën e lartë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

Në fjalën e tij me këtë rast, Presidenti Meta duke iu drejtuar familjarëve dhe miqve të të ndjerit Arjan Sala, të pranishëm në ceremoninë solemne, u shpreh se njerëz të tillë si Arjan Sala i bëjnë nder kombit. Kreu i Shtetit deklaroi më tej se vepra heroike e Arjanit imponon respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre që ai u shpëtoi jetën.

Meta theksoi se mbi vetëflijimin e tij, duhet të punojmë që të ndërtojmë, një shtet më të fortë, një shtet më njerëzor, një shtet më të dhimbsur, një shtet më social dhe një shtet më reagues, sidomos në momentet e fatkeqësive.

“Një shtet që jo vetëm nuk i braktis njerëzit në nevojë dhe momentet më të vështira, por që është i përgatitur për t’i përballuar këto momente”, u shpreh Presidenti Meta.

Arjan Sala Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.