Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një video duke sjellë dëshmi të dy të moshuarve të cilët kanë hyrë në shtëpi të re pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Të moshuarit treguan se si e përjetuan atë ngjarje tragjike dhe se si kanë jetuar nën çatinë e një shtëpie që ishte gati për t’u shembur. Ata u shprehën se nuk e prisnin që banesa të ndërtohej kaq shpejt, ndërkohë që falenderuan qeverinë.
“Unë e gjykoj madhështore këtë punë. Asnjë kryeministër në dynja të Zotit, nuk e bën kush këtë që ka bërë Edi Rama”, tha i moshuari.
Kryeministri Edi Rama shkruante bashkëngjitur videos se është i gëzuar që i është gjendur pranë personave që humbën banesën për shkak të tërmetit.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën plot nga gëzimi që duke u gjendur pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, po i kthejmë çdo ditë në shtëpi javë pas jave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
