Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të mos largohet nga Tirana siç bëri në protestën e 16 Shkurtit kur oranizoi një miting në qytetin e Vlorës.
Burimet e Tirana News bëjë të ditur se kreu i qeverisë pak minuta më parë (rreth orës 10.20) është futur së bashku me eskortën e tij në kryesinë e Kuvendit, ku është ngjitur në zyrën e Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Takimit të tyre i është bashkuar edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Ruçi lajmëroi anulimin e seancës plenare, pas kërkesës së disa ambasadorëve për të shmanguar tensionimin e situatës në Kuvend.
