Lefter Koka nuk ishte deputeti I vetëm nga opozita që refuzoi lënien e mandatit të deputetit.
Gjatë ditës së djeshme Tirana Neës njoftoi se Rudina Hajdari dhe Muslim Murrizi kanë refuzuar kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të firmosur deklaratën e lënien së mandatit.
Ndërkohë që Hajdari ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të njoftojë vendimin e saj, ndërkohë që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo që bie në sy në protestën e opozitës është fakti se ‘është zhdukur’ deputeti Murrizi.
Ai gjatë ditës së djeshme kishte fikur telefonin dhe nuk u përgjigj për të komentuar mbajtjen e mandatit.
