Deputeti Dash Shehi ka bërë sërish diferencën në atë pak fjalim që mbajti sot në protestën e opozitës.
Ndryshe nga fjalimet, thuajse të ngjashme, ndonjëherë edhe patetike të disa deputetëve të opozitës, ai është treguar i sinqertë para protestuesve.
“Nuk kemi qenë as ne mrekulli, as nuk jemi pa huqe. Por si ky nuk i kishte rënë Shqipërisë. Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë duke u hedhur helmin shqiptarëve, ky që thotë se do bashkohë Shqipërinë me Kosovën, ky edhe Shqipërinë do ta ndajë po e lamë ne. nuk kemi rrugë tjetër, kjo që po bëjmë, bëhet për të mirën e Shqipërisë. Këtë qytet që është qyteti i lirisë, nuk na e marrin dot” tha Shehi.
