Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ylli Merja tregon si të shpëtojmë nga gërhitja, puçrat dhe nga rënia e flokëve me mënyra alternative

21:50 / April 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gerhitja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur alternativ Ylli Merja i cili njihet për trajtimin e shumë sëmundjeve ka treguar sot se si të largojmë gërhitjen në mënyrë natyrale, puçrat apo si të parandalojmë rënien e flokëve.

Rudina Magjistari: Po për gërhitjen çfarë mund të bëhet, qoftë edhe si pasojë e Covidit, por edhe në përgjithësi njerëzit që gërhasin, ka ndonjë zgjidhje për ta?

Ylli Merja: Pse ndodh gërhitja? Thahet shpesh mukoza e hundës, mbyllet kaviteti, nuk mbushet organizmi, mushkëria me ajër dhe njeriu do që të hapë dhe gojën. Ndërkohë, ajo gjuhëza që është brenda fillon të vibrojë dhe shfaqet gërhitja. Tek vaji i dafinës mund të shtojmë pak pika helikrizëm dhe livando dhe e vendos para gjumit dy pika në hundë dhe dy pika në gojë dhe është e sigurt që në natën e parë ata që gërhasin do të flenë mrekullisht mirë. Një vaj dafine me këto kompozime, vajërash esencialë bën të mundur marrjen frymë lirshëm dhe automatikisht eleminohet gërhitja.

Rudina Magjistari: Përsa i përket rënies së flokëve, çfarë mund të bëjmë?

Ylli Merja: Koha më e mirë është tani për faktin sepse është periudha e lëvizjeve të vrullshme të lëngjeve në bimë. Pra kjo lënda organike lëviz nga bimët në drejtim të sythave. Nëse ne presim një lastar hardhie dhe e mbledhim atë ujin, është shumë i ushqyeshëm me ato kripërat minerale për flokun. E fusim degën e hardhisë në një shishe e mbyllim mirë dhe ajo fillon të pikojë, qan thotë populli, këtë ujë që hardhia qan, e mbledhim dhe e përdorim për të lagur skalpin e kokës.

Rudina Magjistari: Për puçrat që shfaqen në fytyrë, aknet çfarë sugjeron?

Ylli Merja: E para do të këshilloja që të eliminojnë ankthin dhe stresin sepse kjo bëhet shkas për t’i shumuar. E dyta të jemi të sigurt që këto baktere që janë nën lëkurën tonë, janë 100% të shkatërrueshme që nuk i rezistojnë dot aromës së hudhrës, kriprave të squfurit që do të thotë, në darkë çdo individ që është në shtëpi, mund të shtypë disa hudhra, të vendosë vetëm lëngun e saj mbi fytyrë dhe kjo nga dita në ditë do të jetë drejt minimizimit të tyre. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.