Një 19-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rrugën e plazhit, ku makina ka dalë nga rruga.
Sakaq janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, ende i paidentifikuar që ndodhen në spitalin e Lushnjes.
NJOFTIMI PARAPRAK
Divjakë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
