Tre kontrollorët ajrorë të arrestuar një javë më parë në akuzën e shpërdorimit të detyrës kanë apeluar vendimin duke kërkuar lirimin.
Flora Ndreca është aktualisht në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerët, Armando Fezga dhe Muhin Mezini janë në arrest me burgm vendim që u dha fundjavën e shkuar nga gjykata e Shkallës së parë.
Ata u arrestuan si organizatorë të protestëss që solli bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit. Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.
Si provë kryesore ndaj tyre prokuroria ka përgjimet telefonike. Sipas dosjes hetimore janë zbardhur të gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri tjetrin në Whatsapp.
