Jo vetëm godina e parlamentit, por edhe Kryesia e Kuvendit është rrethuar tërësisht me tela me gjemba, Forca të shumta të policisë ndërhynë menjëherë duke përforcuar masat e duke e rrethuar godinën e Kryesisë ku është në takim Rama me Ruçin me një gardh me tela.
Edhe godina përballë, ajo e Kryeministrisë është rrethuar për të marrë masa paraprake nëse opozita ndryshon destinacionin e protestës.
