Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Plani i kryeministrit për riorganizimin e kufijve të Ballkanit, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovina do të shpërbëhet”, reagon për herë të parë ambasada amerikane

17:59 / April 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60785eeabf185
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhur me lajmin se kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “plan për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”, mediat atje kanë kërkuar edhe një koment nga ambasada amerikane në Slloveni.

Sipas mediave atje, ambasada amerikane, në përgjigjen e tyre ka thënë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë partneritetin afatgjatë me BeH dhe se ata mbështesin sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, i cili parashikohet në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët të një Bosnje dhe Hercegovine demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të prosperuar në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik”, citohet të jetë shkruar në përgjigjen e ambasadës amerikane në Slloveni.

Në përgjigje, ata gjithashtu kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësim në organizatat Euro-Atlantike.

“Ne jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin”, është thënë më tej në përgjigjen e ambasadës amerikane në Slloveni.

Ndryshe, një reagim ndaj një “dokumenti të tillë” ka ardhur edhe nga eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

Fajon ka shkruar se pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për këtë vend është tashmë shumë i madh.

Siç ka thënë më tej Fajon, mënyra e vetme për paqe, bashkëpunim dhe bashkëjetesë të vendeve dhe kombeve në Ballkanin Perëndimor është perspektiva e tyre e qartë evropiane./Telegraf

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.