Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“A je në rregull nga trutë e kokës”, Basha: Brenda 2 viteve mbyllim legalizimet

18:27 / April 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 607866f56c9ca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte i pranishëm në njësinë nr.11 në Tiranë ku ka përsëritur edhe një herë para qytetarëve se nëse vjen në pushtet dhe nëse nuk i bën realitet premtimet e bëra, nuk do të dalë më para qytetarëve për tu kërkuar votën.

Kryedemokrati më pas ka premtuar se brenda dy vitesh, qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve. Madje u ka kërkuar falje qytetarëve që ky proces nuk është mbyllur më parë.

“Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të pa legalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni.” tha Basha. “Edhe kur jam kthyer më kanë thënë “a je në rregull nga trutë e kokës” dhe përgjigja ime ishte dhe është “jam në rregull”. Ke parë ti ndonjë diferencë mes teje dhe atyre? Asnjë, madje jemi edhe më të mirë se ata. Ata janë në vendet e tyre dhe punësohen sepse u është dhënë mundësia, juve nuk u është dhënë. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të rritet më shumë. Rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën. Të jesh i bindur se për zotimet tona do të bëjmë të pamundurën t’i bëjmë realitet. Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Kjo është kultura hollandeze”, shtoi Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.