Do e harroni botoksin dhe fillerat kur të mësoni këtë truk që Drew Barrymore ka ndarë me të gjithë. Aktorja publikoi një video teksa bënte makeup-in dhe zbuloi një sekret që e përdor gjithmonë për t’i bërë sytë të duken simetrike.
“Siç mund ta shihni një sy është më poshtë se tjetri”-thotë Drew në video. “Do vendos këtë laps të zi në pjesën e sipërme të syrit dhe syri do të hapet duke u barazuar me syrin tjetër”.
Aktorja thekson se lapsi i zi duhet të vendoset vetëm në pjesën e brendshme të sipërme të syrit dhe jo tek qerpikët apo qepallat. Në fund Drew Barrymore tregon rezultatin e mrekullueshëm dhe me të vërtetë sytë e aktores duken simetrikë e ngjyra më e theksuar.