Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çmontohet klani mafioz në Katania, pasuri marramendëse. Prona dhe në Shqipëri

12:32 / April 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6079567949cbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një super operacion të zhvilluar së fundmi policia financiare italiane ka sekuestruar disa objekte dhe pasurin me vlerë 12 milion euro, të cilat I përkisnin klanit Scalisi, I iniciuar nga familja Laudani. Pasuritë u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe po ashtu edhe në Shqipëri, me bashkëpunimin e Europol.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur që të rindërtohen plotësisht investimet e të ardhurave të paligjshme të  kreut të klanit Scalisi, të njohur ndryshe edhe si familja mafioze Laudani.

Hetimi, hodhi dritë mbi ‘pastrimin’ e të ardhurave të paligjshme të bosit historik Giuseppe Scarvaglieri , aktualisht i burgosur dhe aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco. Këta të fundit kanë përdorur emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.

Masat e sekuestros u janë vendosur aksioneve e personave të përfshirë në krim në ndërmarrje të shumta dhe ndërmarrjeve në sektorin e transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.

Sekuestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona, Bullgari dhe Shqipëri.

Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi),  AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).

Operacioni, i quajtur ‘Folloë the money II’, është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milion euro në cash.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.