Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në këtë seancë Gjykata e Posaçme mnuk ka dhënë asnjë vendim pasi vetë Llalla ka kërkuar revokim për gjykimin e shkurtuar, kërkesë që është pranuar ng GJKKO.
Në këtë mënyrë çështja ndaj tij do të rikthehet në themel, ndërkohë që seanca e radhës është vendosur 20 prill ku pritet që çështja të nisë nga e para.
Dy javë më parë GJKKO lexoipretencën ndaj ish kryeprokurorit të akuzuar për fshehje pasurie, ndaj të cilit kërkoi shpalljen fajtor dhe dënim me dy vite burg që do të ulej në një të tretën e tij pasi u gjykua me gjykim të shkurtuar. Por kërkesa e Llallës për revokim ktheu çështjen mbrapsht.
