Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parakalime të gabuara, shpejtësi e semaforë të kuq/ Vendosen mijëra gjoba

14:11 / April 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjoba 750x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas uniformave blu, janë vendosur 1670 masa administrative, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje të semaforit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse, etj.

Njoftimi i plotë:

Në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 63 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 1670 masa administrative, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje të semaforit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse etj.

Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtueseve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe biçiklistët, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

MosUbejStatistike🚑

RregullKujdesDurimDestinacion

NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.