Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Patronazhimi i PS-së’ zbulon votën dhe preferecën e Najada Çomos! Kush janë ministret dhe kandidatet e Edi Ramës që kanë votuar PD-në!

15:41 / April 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
najada 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Zbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë.

Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama.

Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013.

1 15

Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-tës ajo ka votuar për Partinë Demokratike.

Veç Najada Çomos, edhe kandidatja e PS-së, Klodeta Dibra rezulton në databzën e selisë rozë, se ka preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e 2013 është regjistruar nga patronazhisti i saj se ka votuar Partinë Demokratike.

2 22

Listës së kandidatëve të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemtit të patranozhit, figuron edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT.

3 4

MINISTRET E PS QË VOTUAN PD-NË

Votuese të Partisë Demokratike sipas të dhënave të sistemit të patronazhit rezultojnë edhe dy ministret e kryesore të qeverisë së kryeministrit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-ë, patronazhisti i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurtë” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin vitit 2013, ajo është regjistruar si votuese e Partisë Demokratike.

Gjonaj u emërua si ministres e Drejtësisë në vitin 2017 nga kryeministri Rama, post që mban dhe sot e kësaj dite. Ajo është renditur e 7-ta në listën e kandidatëve të Tiranës.

Ndërkohë që një tjetër prurje nga radhët e teknikëve është dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Edhe kjo e fundit në databazën e Partisë Socialiste ka një patronazhues, me emrin Malo Hizdi, cili e ka regjistruar se të ‘sigurtë’ dhe me preferencë për PS-së, por që në zgjedhjet e 2013 ajo ka votuar Partinë Demokratike.

4 2

VOTUESIT E PD-SË

Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2021, janë dhe katër emra të cilët u ‘importuan’ në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhit rezultojnë si votues të Partisë Demokratike.

Ndër emrat e listës së re të selisë rozë, patronazhistet janë kujdesur të shënojnë emrat e Halit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut dhe Alqi Bllakos. Këta të fundit, dikur pjesë e koalicionit dhe listave të opozitës, tashme të ‘konvertuar’ dhe pjesë të majtës./panorama/

edi rames Najada Çomo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.