Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Takimi me gratë, Basha: Ndryshimi që po vjen ka në ballë gruan shqiptare

12:43 / April 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha grate 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me gratë në Tiranë ku tha se ndryshimi që po vjen ka në ballë pikërisht gruan shqiptare.

“Të dashura zonja dhe zonjusha, të dashura nëna, bashkëshorte, vajza dhe motra . Gjatë këtyre javëve kam patur rastin të takoj shumë prej jush anembanë vendit dhe ajo që kam dëgjuar nuk ndryshon shumë nga çfarë një grua në Sarandë, një bashkëshorte në Elbasan, një sipërmarrëse në Tiranë apo në Durrës, një e papunë në Lezhë, një pedagoge në Shkodër apo një fermerë në Kukës apo në Elbasan më thotë. Jemi të braktisura e të harruara, jemi të lëna pas dore këto tetë vite. Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Një shoqëri e cila përbëhet nga burra dhe gra , ku gjysma e shoqërisë janë gratë të cilat mbajnë dyfishin e peshës , qoftë kjo përmes punës kur janë të punësuara   dhe pastaj punës së dyfishtë për të rritur fëmijët. Dhe kur janë të papunësuara dhe vuajnë dyfish sfidën , dhimbjen, vuajtjen e sigurisë se bukës së gojës për familjen, pra gruaja shqiptare mban dyfishin e peshës dhe ka patur më pak së gjysmë e përkrahjes . Kjo do të thotë që ne jemi një shoqëri që kemi humbur ekuilibrin dhe një shoqëri që ka humbur ekuilibrin nuk mund të ecë përpara. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për tu larguar nga vatrat e tyre. Të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Kush më shumë e ka vuajtur këto tetë vite dështimi përdorje si fasadë, si numër për të mbuluar dështimet e burrit? Kush nga ju nuk e di, që një nga problemet kronike të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, siç është dhuna në familje, i ka rrënjët tek varfëria, i ka rrënjët tek dështimi ekonomik, i ka rrënjët tek papunësia që sjell pastaj të gjitha problemet e tjera sociale. 8 vite të mbushura me dështime, nuk kanë rënduar askënd, më shumë se sa gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.