Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me gratë në Tiranë ku tha se ndryshimi që po vjen ka në ballë pikërisht gruan shqiptare.
“Të dashura zonja dhe zonjusha, të dashura nëna, bashkëshorte, vajza dhe motra . Gjatë këtyre javëve kam patur rastin të takoj shumë prej jush anembanë vendit dhe ajo që kam dëgjuar nuk ndryshon shumë nga çfarë një grua në Sarandë, një bashkëshorte në Elbasan, një sipërmarrëse në Tiranë apo në Durrës, një e papunë në Lezhë, një pedagoge në Shkodër apo një fermerë në Kukës apo në Elbasan më thotë. Jemi të braktisura e të harruara, jemi të lëna pas dore këto tetë vite. Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Një shoqëri e cila përbëhet nga burra dhe gra , ku gjysma e shoqërisë janë gratë të cilat mbajnë dyfishin e peshës , qoftë kjo përmes punës kur janë të punësuara dhe pastaj punës së dyfishtë për të rritur fëmijët. Dhe kur janë të papunësuara dhe vuajnë dyfish sfidën , dhimbjen, vuajtjen e sigurisë se bukës së gojës për familjen, pra gruaja shqiptare mban dyfishin e peshës dhe ka patur më pak së gjysmë e përkrahjes . Kjo do të thotë që ne jemi një shoqëri që kemi humbur ekuilibrin dhe një shoqëri që ka humbur ekuilibrin nuk mund të ecë përpara. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për tu larguar nga vatrat e tyre. Të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Kush më shumë e ka vuajtur këto tetë vite dështimi përdorje si fasadë, si numër për të mbuluar dështimet e burrit? Kush nga ju nuk e di, që një nga problemet kronike të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, siç është dhuna në familje, i ka rrënjët tek varfëria, i ka rrënjët tek dështimi ekonomik, i ka rrënjët tek papunësia që sjell pastaj të gjitha problemet e tjera sociale. 8 vite të mbushura me dështime, nuk kanë rënduar askënd, më shumë se sa gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju”, tha ai.