Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ndodhi sulmi në xhami? I plagosuri tregon momentin kur Rudolf Nikolli nisi të qëllonte me thikë

19:48 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamia incidenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarjen e rëndë në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë po e heton antiterrori.

Policia po bën jo vetëm pyetjen e personave, por edhe shqyrtimin e kartelave mjekësore të Rudolf Nikollit, autorit të ngjarjes. Një nga të lënduarit nga sulmi me thikë është edhe Sabah Peposhi. Ai tregon për Top Channel momentin e sulmit dhe plagosjen.

-Sabah, ju jeni një nga të plagosurit e ngjarjes së djeshme. Ku ndodheshit në ato momente dhe si rrodhi e gjithë ngjarja?

“ Në ato momente unë ndodhesha këtu brenda. Ishte e papritur. Autori erdhi nga piceria përballë që plagosi njërin nga djemtë. Në atë moment, pasi plagosi atë erdhi plagosi edhe një tjetër, një punonjës që ishte aty. Nga aty erdhi plagosi edhe kolegun e punës. Pastaj hyri brenda, ishin ulur edhe aty brenda. Në atë moment bërtiti ky kolegu im, kujdesuni se ka thikë në dorë. Në ato momente, ne u larguam kurse ai djali mbeti aty se nuk e dëgjoi mirë dhe shkoi e goditi në pjesën e këmbës këtu. Pastaj ai doli jashtë”.

– Djali tjetër ishte duke u falur?

“ Po lexonte Kuran, po lexonte Kuran. Pastaj pasi e plagosi, tentoi të dilte jashtë dhe të ikte. Mori një biçikletë, aty pranë, katër-pesë metra larg xhamisë dhe aty ne e ndoqëm nga mbrapa për ta ndaluar. Në atë moment, e ndaluam, u grumbulluan edhe njerëzit. Erdhi edhe policia edhe e arrestuan”.

– Ju kur iu plagosi? Në ato momente kur donit që ta ndalonit?

“ Po, kur donim ta ndalonim. E kapën prej qafe, por ai më nguli thikën këtu, tek pjesa e krahut që mund ta shikoni edhe vet. Këto janë plagët e thikës që kanë kapur edhe pjesën e damarit”.

– Kush iu dërgoi në spital?

“ Atëherë ne morëm ambulancën, dhe ndërkohë që erdhi ambulanca erdhën edhe disa vëllezër me makinat personale, të vetat. Pra dy shkuam me makinë, ndërsa të tjerët me ambulancë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.