Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I bëri ftesën Bashës për bashkëpunimin, Rama zbulon pse e hodhi këtë hap dhe tregon çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve

21:37 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur në “Ilva Noë” lidhur me  ftesën drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se kjo ftesë është bërë me synimin për të çuar Shqipërinë në një hap tjetër dhe për t’i dhënë fund politikës së deritanishme.

Gjithsesi, ai nuk kurseu kritikat për Basha, për të cilin theksoi se nuk është lideri i opozitës aktuale.

“Sa i përket asaj që më pyete për Lulzim Bashën, besoj se qëndrimi im është shumë i qartë: Lulzim Basha nuk është lideri i asaj që paraqitët si forca e ndryshimit apo koalicion i madh, por në fakt është bashkimin madh i të gjithë kartave të djegura të politikës shqiptarë dhe Basha është aty një i emëruar, i vendosur me bekimin e Berishës dhe i kontrolluar nga Berisha dhe Ilir Mata. Por, nga ana tjetër, opozitën ne nuk e zgjedhim. Ai është sidoqoftë përfaqësuesi zyrtar edhe ai e ka përgjegjësinë të shikojë përtej zgjedhjeve, sepse zgjedhjet do t’i fitojë PS dhe PD do jetë në opozitë dhe unë jam i gatshëm që ne të shikojmë mundësinë e një bashkëpunimin të gjerë me opozitë për të tejkaluar politikën e gjithë këtyre vetëve dhe unë besoj se shqiptarëve përtej pandemisë ka potenciale shumë të mëdha dhe mendoj se politika duhet t’i vihet në shërbim këtij potenciali”, tha ai.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare, se ku konsiston ftesa e tij drejtuar Lulzim Bashës, z. Rama tha se bashkëpunim nuk do të thotë domosdo bashkëqeverisje së bashku, por për t’i dhënë vendit një hap tjetër zhvillimi.

“Unë mendoj që shqiptarët meritojnë shumë më tepër nga politika dhe Shqipëria ka nevojë  që politika të ngrihet në lartësinë e sfidave që ka shqiptaria dhe në lartësinë që duan njerëzit. Kur flas për bashkëpunim me opozitën, unë nuk vë asnjë limit, dhe absolutisht nuk është o bashkë në qeveri o s’ka bashkëpunim. Bashkëpunimi mes forcash që bëhen zëdhënëse të një civilizimi të caktuar është një spektër i gjerë mendësish dhe unë jam i gatshëm ta shfrytëzoj këtë spektër për të qenë kryeministri i të gjithëve”, tha  ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.