Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fara kanabisi dhe armë, momenti kur “Shqiponjat” i mbërthejnë 4 të arrestuarit

10:33 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohen për drogë dhe armë mbajtje pa leje. Sipas policisë po ashtu është shpallur në kërkim një tjetër person.

Të arrestuarit janë Artan Marku,., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër, Gëzim Sufaj, 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, Drilon Halilhakaj, 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër si dhe Dodë Frroku., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Po ashtu policia njofton se janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Perash”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”.

Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S., D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.