Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

FOTOT: Në pritje të urdhrit të Putin, avionët supersonik rusë rreshtohen pranë kufirit me Ukrainën

11:49 / April 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
42009336 9493217 Satellite images show the 15 Su 34 fighter bomber aircraft that a 95 1618955616436
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 150 kilometra larg kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës, 15 avionë supersonik luftarakë rusë janë rreshtuar në një bazë ushtarake, në pritje të urdhrave nga Kremlini për të vepruar.

Pamjet e avionëve janë kapur nga kamerat satelitore, në një tjetër dëshmi të tensionimit të situatës në një prej pikave më të nxehta të globit. Në fotot e publikuara nga Reuters dhe Agjencia Satelitore Maxar Technologies, avionët bombardues rusë, model 15 Su-34, janë vendosur në bazën ajrore “Morozovsk”, një tjetër provë e rritjes së aktivitetit ushtarak rus në javët e fundit.

Me një shpejtësi maksimale prej 2200 km/h, këta avionë janë të pajisur me predha me lazer dhe një armë automatike që lëshon rreth 1800 plumba në minutë.

Edhe në baza të tjera ruse, në Krime, aktiviteti ushtarak është rritur ndjeshëm, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Joseph Borrell, deklaroi dy ditë më parë se në vijën kufitare mes dy shteteve janë vendosur rreth 150 mijë trupa.

Avionët janë dërguar së fundmi në bazën “Morozovsk”, pasi në foto satelitore të realizuara në muajin mars ata nuk duken aty. Rusia ka shtuar edhe aktivitetin në Detin e Zi, ku disa anije luftarake janë vënë në lëvizje, pas njoftimeve se dy destrojerë amerikanë do të mbërrinin atje.

Rusia dhe Ukraina janë të përfshira në një konflikt prej 7 vitesh tashmë, më i përgjakshmi në Europë që prej luftërave në Ballkan në fund të viteve 1990. Të paktën 14000 persona kanë humbur jetën që prej pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërsa 1,5 milionë persona mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Rusia propozon që Ukraina të kthehet në shtet federativ dhe krahinat që kanë shpallur në mënyrë të njëanshme autonomi të shkëputen, por qeveria e Kievit e kundërshton këtë. Ukraina gjithashtu kërkon anëtarësim sa më të shpejtë në NATO, pasi e sheh aleancën ushtarake perëndimore si të vetmen mundësi për t’u mbrojtur nga Moska.

2 25 1
5 13 1
6 10
7 9

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.