Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministrja Evis Kushi: Nëse bien infektimet, do të kërkojmë rikthimin në skenarin e parë të mësimit

14:39 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Evis Kushi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi e ftuar në një intervistë live në Top News, në emisionin “Breaking”, e ka përshkruar atmosferën e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” si shumë entuziaste dhe optimiste, ku rreth 14 mijë qytetarë ishin të pranishëm në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Ajo nënvizoi se ky grumbullim u bë duke respektuar distancat dhe rregullat anti-Covid.

“Ishte një ogur shumë i mirë për fitoren e PS. Çdo ditë në fushatë na janë bashkuar gjithnjë e më shumë njerëz, qytetarë, të rinj e të reja, të moshuar. Takimi ynë ka qenë derë më derë, në çdo lagje e rrugicë në të gjithë qarkun”, ndërsa është shprehur besimplotë për realizimin e objektivit të PS për 9 mandate në Qarkun e Elbasanit.

E pyetur për rikthimin e gjimnazistëve në shkolla, Znj. Kushi tha se: “Ditën e hënë, Komiteti i Ekspertëve iu përgjigj pozitivisht kërkesës sonë për të rikthyer nxënësit e klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta në bankat e shkollës. Bëhet fjalë vetëm për 10 zonat e riskut, bashkitë e konsideruara me risk të lartë. Ndërkohë, në zonat e tjera të vendit mësimi ka vijuar normalisht sipas skenarit të dytë. Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë po aplikojmë skenarin e dytë, atë të kombinuar”, teksa cilëson se në zonat rurale ku situata e pandemisë ka qenë jo në përmasa si tek ato në qendrat urbane, aty ka vijuar mësimi në skenarin e parë.

Në lidhje me produktivitetin e procesit mësimor që është zhvilluar “online” në disa shkolla, Znj. Kushi nënvizon faktin se në komunikim të ngushtë me stafet e të gjitha institucioneve të varësisë të MASR, janë bërë vlerësimet përkatëse për efektet e mësimit “online” dhe pandemisë në aspektin social, duke u shprehur se:

“Është dyfishuar numri i punonjësve të shërbimit psiko-social në shkolla dhe kemi realizuar këtë brenda muajit dhjetor, 2020. Për mangësitë e njohurive që mund të jenë krijuar, ne po hartojmë një strategji me ekspertët e ASCAP për të testuar njohuritë e nxënësve, në mënyrë që në fund të vitit ne të kemi një bilanc dhe më pas të kemi një plan se si mund t’i rikuperojmë këto mangësi”.

Nisur nga vaksinimi i mësuesve, përmirësimi i dukshëm dhe rënia drastike e të infektuarve mes mësuesve dhe nxënësve, Ministrja Kushi se “Nëse ky ritëm do të vazhdojë, ne do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me Komitetin e Ekspertëve dhe të bëjmë kërkesë për t’u rikthyer me skenarin e parë në shkollat tona”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.