Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë të papritur nga selia e PD, ku ka folur lidhur me ngjarjen e sotme ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe katër të plagosur.
Bardhi tha se autori i vrasjes Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi i tij, por pjesë e një strukture që ka ngritur PD për të mbrojtur votën.
Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se ishte Klement Xhaferri ai që qëlloi i pari drejt strukturës së mbrojtjes së votës të PD dhe plagosi Emiljano Prengën dhe Pavlo Vuksanin, më pas ishte Paplekaj që qëlloi dhe pati shkëmbi zjarri.