Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Administrata mbizotërohet nga femrat/ Mosha mesatare e nëpunësit civil 41 vjeç

11:13 / April 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrata 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Femrat zënë pjesën më të madhe të vendeve të punës në administratë. Nga deklarimi i të dhënave për 5502 punonjës janë nxjerrë edhe disa prej treguesve kryesorë të lidhur me moshën mesatare dhe gjininë.

“Në institucionet e vetëqeverisjes vendore, në vitin 2020, jemi drejt një balance gjinore, me një tendencë të lehtë në rritje drejt gjinisë femërore, që paraqitet në shifrën prej 54% të nëpunësve civilë dhe gjinia mashkullore në nivelin prej 46 %. Mosha mesatare e femrave është 39 vjeç dhe e meshkujve është 43 vjeç, ndërsa e nëpunësve civilë është 41 vjeç” thuhet në raportin e Komsionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Lidhur me mbikëqyrjen në institucionet e qeverisjes qendrore, raporti i Komisionerit ka bërë një analizë lidhur me arsimimin e punonjësve si dhe raportet gjinore. Kështu në kushtet e një kampioni studimor prej 107 nëpunës civilë, nga të cilët 76 prej tyre janë të punësuar në institucionet e administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe 31 të tjerë të punësuar në institucionet e administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, rezulton se numri total i punonjësve të gjinisë femërore është 75 ose 70% dhe i gjinisë mashkullore 32 ose 30%.

“Ndërkohë, në lidhje me institucionin arsimor ku janë diplomuar 107 raste të verifikuara, ka rezultuar se, 99 punonjës janë arsimuar në institucione të arsimit publik; 7 të tjerë në institucione të arsimit privat dhe 1 punonjës ka kryer studimet jashtë vendit. Në këto shifra, 92% e zënë nëpunësit civil që e kanë marrë edukimin arsimor në arsim publik, 7% në arsimin privat dhe 1% jashtë vendit” thuhet në dokument.

Lidhur me largimet që mund të jenë bërë nga institucionet në vitin e kaluar është nënvizuar se në shumicën e rasteve ato kanë qenë të lidhura me ristrukturimet. Si shkak i dytë janë masat disiplinore që mund të jenë marrë ndaj punonjësit apo dorëheqjet dhe vlerësimet “jo i kënaqshëm” sa i takon performancës./ monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.