Dy oficerë policie kanë kërkuar falje pasi u kapën duke u puthur për 20 minuta në një park Incidenti i ndodhur në Blackburn, Lancashire Angli, përfshiu një oficer në detyrë dhe një oficere jo në orar të punës.
Një dëshmitar i cili filmoi një pjesë të incidentit pretendoi se ata ishin duke u puthur për 20 minuta dhe ka kritikuar sjelljen e tyre. Policia e Lancashire thotë se oficerëve u është folur dhe kanë kërkuar falje për sjelljen e tyre.
Një dëshmitar pretendoi se çifti fillimisht ishin në makinat e tyre dhe po flisnin me njëri-tjetrit, por më pas oficerja femër u fut në makinën e oficerit.
